Alfred Deshati: “Për zgjidhjen e këtij problemi Partia Republikane jo vetëm që është e gatshme të japë kontributin e saj, por ne kemi kushtëzuar dhe marrëveshjen me Partinë Demokratike me zgjidhjen e problemit të pronës. Për këtë Partia Republikane do të këmbëngulë me shumë forcë në kthimin pa vonesë të pronës tek pronari i ligjshëm, rritjen e transparencës në të gjitha proceset e kthimit dhe kompensimit të pronave nëpërmjet fuqizimit të agjencisë së kompensimit dhe kthimit të pronave si dhe pjesëmarrjen në të të pronarëve. Përcaktimi i faturës financiare dhe përcaktimi sistematik i fondit të kompensimit duke insistuar në kompensimin fizik me asete shtetërore, vërtetimi, verifikimi rigoroz i zbatimit të ligjeve nëpërmjet të cilave është bërë ndarja e tokës bujqësore duke evidentuar sipërfaqet e marra padrejtësisht dhe duke ua kthyer ato pronarëve të ligjshëm”./tvklan.al