Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato thotë se përparimi në reformën e administratës publike është një nga faktorët që do të përcaktojë rritjen e përgjithshme të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

I pranishëm në prezantimin e “Planit të Motivimit të Administratës Publike, pjesë e sfidës së Shqipërisë 2030 për anëtarësimin në BE dhe rritjes cilësore të aftësive të shtetit në shërbim të qytetarëve”, ambasadori Gonzato është shprehur se nuk mund të kemi një proces të suksesshëm të integrimit të BE-së pa patur një shërbim të fortë civil që ka besimin e qytetarëve.

Silvio Gonzato, ambasador i BE: Nuk mund të kemi një proces të suksesshëm të integrimit të BE-së pa patur një shërbim të fortë civil që ka besimin e qytetarëve të vet. Nuk është rastësore që për BE, reforma e administratës publike është në të njëjtin nivel me elementët thelbësorë të procesit të anëtarësimit. Përparimi në reformën e administratës publike, një nga faktorët që do të përcaktojë rritjen e përgjithshëm të negociatave për anëtarësim në BE.  

Shqipëria i është përgjigjur kësaj sfide duke miratuar një udhërrëfyes që është mjaft ambicioz që përvijon hapat më të rëndësishëm që shërbimi civil të jetë në lartësinë e detyrës. BE nuk po rri ulur dhe po pret që të vazhdojnë këto reforma. Ne duam të mbështesim përpjekjet tuaja për të zbatuar udhërrëfyesin dhe strategjinë e re në reformën e administratës publike dhe kundër korrupsionit. 70% e legjislacionit të BE-së do të duhet të zbatohet në nivelin lokal dhe është e rëndësishme që kjo të jetë përfshirëse.

Motivimi – Si të përmirësojë kushtet për të mbajtur telentin në administratën publike, njohja, shpërbimi, fleksibiliteti. Mendoj se është një çështje barazie që lejon gratë të luajnë rolin e tyre të plotë. Kjo është një përpjekje e vazhdueshme në kohë. Nuk mund të kishim një udhëheqje më të mirë se ajo e ministres Pirdeni.


/tvklan.al