Në emisonin “Kampionët” të transmetuar në TV Klan, analisti Arjan Peço u shpreh se nuk arrin të kuptojë pse nuk i është dhënë hapësirë sulmuesit Ernest Muçi. Sipas Peços lojtari ka karakteristika që të një sulmuesi që i mungon prej vitesh ekipit tonë kombëtar.

Peço: Është normale që Silvinjo motivon ekipin në daljet për mediat. NuK do të kritikoj Silvinjon. Ne po analizojmë vetëm kampionatin evropian. Ne nuk jemi më të mirë se Italia, apo Spanja, apo Kroacia. E kam theksuar se rrethanat e ndeshjes me Italinë duhet të ishin interpretuar më mirë. Ndaj Kroacisë dhe ndaj Spanjës luajtëm mirë. Vendosja e Bajramit në të majtë është një zgjedhje shumë e mirë. Unë nuk arrij ta kuptoj që Muçi nuk gjen vend në kombëtare. Se ai lëviz mirë mes linjave. Është nga ata lojtarë që nuk kemi pasur prej vitesh. Nuk i di prapaskenat e kombëtaresm analizoj ndeshjet që shoh. Nuk e kuptoj si mund të rrijë në stol Muçi.

/tvklan.al