Kryeministri Edi Rama thotë se po vijon puna me intensitet për realizimin e projektit infrastrukturor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.

Sipas Ramës po punohet paralelisht në disa lote, me qëllim avancimin e punimeve me ritme sa më të shpejta.

Kryeministri shkruan se po punohet për fazën e tretë në kantierin e këtij aksi, që lidhet me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit.

“I gjithë projekti Elbasan – Qafë Thanë, 50 kilometra i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, shkruan Rama.

Tv Klan