Në kombëtaren franceze situata nuk është aspak e qetë! Trajneri është i pakënaqur me performancën e disa prej futbollistëve, pas barazimit ndaj Polonisë, që i nxori “gjelat” në vend të dytë në grup.

Deshamps ka rezerva për paraqitjen e lojtarëve të cilët u futën në lojë në pjesën e dytë. Ai pati një bisedë të tensionuar me Kamavinjën, por nuk i pëlqeu as performanca e Griezmann si edhe Giroud-it.

Me mesfushorin e Realit, Deshamp kishte edhe problemin më të madh pasi sipas “L’Équipe” në përfundim të ndeshjes me Poloninë e ka marrë veçmas dhe e ka qortuar me tone të ashpra. Edhe në qendrën stërvitore ka pasur sqarime mes teknikut dhe Kamavinjës.

Lojtari i Realit është justifikuar me faktin se bari ka qenë i rrëshqitshëm kundër polakëve. Franca ka një përballje të vështirë në raundin e të 16-ve kundër Belgjikës, më 1 korrik.

Përqendrimi është maksimal te gjelat, të cilëve nuk u lejohen më hapa falsë, ndërsa tani do të kenë kundër Belgjikën, një tjetër prretendente për ta fituar Gjermani 2024.

Klan News