Alvaro Morata e pranon se të qenit në qendër të kritikave e ka vendosur atë në vështirësi të mëdha.
Në një intervistë për “El Chiringuito”, sulmuesi e pranoi se kishte menduar që të tërhiqej nga futbolli.
Kapiteni i Spanjës nuk e fsheh se ai ka pasur nevojë për ndihmën e psikologëve dhe psikiatrit, për shkak të presioneve të mëdha.

“Kam menduar shpesh herë që të tërhiqem, por në fund kur u them fëmijëve të mi, gjëja më e mirë që mund t’u mësoj është që kam qenë shumë herë në vështirësi dhe në fund ia kam dalë. E kjo për mua është motiv krenarie! Sot kam psikologun tim, psikiatrin dhe një trajner. Më kanë ndihmuar shumë. Ata dhe gruaja ime janë mbështetja në momentet delikate, ata më vlerësojnë dhe më tregojnë veten time me sytë e të tjerëve. Pa gruan time, karriera do të ishte totalisht ndryshe.”

Në këtë kampionat europian, Morata ka luajtur në tri takime në fazën e grupeve me një total prej 163 minutash, ku ka shënuar edhe 1 gol. Në total ai ka përshkruar 19.3 km dhe ka tentuar 8 herë portën.

Klan News