Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Analiza e 6 muajve punë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka filluar me një pasqyrë shifrash të mbajtur nga drejtori Pjerin Ndreu. Sipas Ndreut, në 6 muaj në Prefekturën e Tiranës janë kryer 12 vrasje dhe janë zbardhur 9 prej tyre.

I suksesshëm sipas drejtorit të policisë për Tiranën rezulton, ndalimi i 167 personave të shpallur në kërkim nga policia dhe organet e drejtësisë. Por pasqyra e shifrave është ndërprerë nga Ministri i Rendit Luan Rama, i cili ka kërkuar analizë për raste konkrete dhe për probleme në strukturat e rendit. Ndërsa vetë forcat e policisë kanë pasur ankesa për deputetë dhe njerëz të tyre që kryejnë kundra-vajtje, apo ndërhyjnë në manifestime të paligjshme.

Luan Rama:- “Nesër dua informacion me shkrim, për të gjitha rastet të identifikuara me targ makine dhe emër përkatës për shoferin, deputet ose jo, me qëllim që unë këtë problem ta trajtojë zyrtarisht me kryetarin e Kuvendit. Autoriteti politik i mandatuar, që ka punë me ju është ministri i rendit. Deputetët janë persona të zgjedhur në pushtetin që ushtrojnë, përballë ligjit janë të gjithë njësojë”.

Rama ka kërkuar më shumë forcë parandaluese, nga punonjës të anti-krimit për kryeqytetin./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj