Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bënë të ditur se mund të mbulojë për këtë vit kërkesën e konsumatorëve për energji. Moti i lagësht ka ndihmuar në prodhimin e energjisë, por përveç burimeve vendase, Shqipëria do të vazhdojë të importojë energji, e ndërkaq drejtori i KESH-it Andis Harasani pranon problemin lidhur me faturat e energjisë elektrike.

Andis Harasani: “Në qoftë se faturat kanë ardhur 40 mijë lekë përpara dhe sot vijnë 180 mijë lekë, kjo do të tregojë që përpara janë bërë marifete të ndryshme, të cilat të gjithë i dimë. Ajo që ne jemi të hapur jemi, që për çdo faturë jemi të gatshëm të analizojmë rast pas rasti dhe të shikojmë sa është konsumi i energjisë”.

Gazetarja: Domethënë ju e pranoni që deri tani ka pasur abuzime tek faturistët?

Andis Harasani: “Unë e pranojë që deri tani ka pasur probleme në KESH, probleme të cilat janë duke u kufizuar, jemi të ndërgjegjshëm që nuk do të bëhen kurrë zero, ashtu siç jemi të ndërgjegjshëm që këto probleme janë në të gjitha institucionet shqiptare”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini