Një ‘anije fantazmë’ e braktisur u gjet duke lundruar në mes të natës. Anija u vu re nga punonjës të impjanteve të naftës në Gjirin e Tajlandës më 6 Janar dhe brenda saj nuk kishte ekuipazh, ngarkesë ose dokumente identifikimi në bord.
Mjeti lundrues u mbyt për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta ndërsa tërhiqej nga marina tajlandeze të dielën.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/01/0_PAY-VIRAL_PRESS_GHOST_SHIP__9_of_11_.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/01/0_PAY-VIRAL_PRESS_GHOST_SHIP__10_of_11_.jpg)
Autoritetet lokale kanë koordinuar me departamentin detar për të mbajtur rrjedhjen e naftës nga mbytja e anijes që të mos dëmtojë mjedisin dhe të përhapet në ishujt e afërt. Po ashtu, peshkatarët janë paralajmëruar të kenë kujdes gjatë lundrimit.
Ekuipazhi që hetonte anijen fantazmë arriti të siguronte një shkallë dhe të hipnin në bord nga anija e tyre, por gjetën një hapësirë boshe brenda që lundronte në mënyrë të frikshme vetëm dhe brenda saj nuk shihej askush.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2022/01/1_PAY-VIRAL_PRESS_GHOST_SHIP__11_of_11_.jpg)
Ekziston frika se anija fantazmë mund të krijojë një katastrofë mjedisore përmes derdhjes së naftës që rrjedh nga anija./tvklan.al