Një anije turke me 1 mijë e 700 ton melaninë ngarkesë në bord, ka rrezikuar mbytjen paraditen e se enjtes në portin e Durrësit.  Anija “Sun-E” e nisur nga porti i Izmirit është  batuar në njërën anë sapo u fut në basenin e portit.

2  rimorkiatorë të marinës detare kanë tërhequr anijen 76 metra të gjatë, duke bërë të mundur shpëtimin e një pjese të ekuipazhit të gjendur në bord. Ankorimi i saj është bërë me vështirësi për shkak të motit të keq dhe ngarkesës së madhe në anije.

Muharrem Trupja: “Ka mbërritur në portin e Durrësit rreth orës 6:20. Në orën 9:20 ka filluar manovrën konform gjithë rregullave. Nga dallgëzimi ka një rrëshqitje të ngarkesës. Gjithsesi gjithçka për shkaqet që kanë çuar ose për ndonjë probleme teknik që mund të ketë anija, do të nxjerr pas procedurave të hetimit.”

Specialistët dyshojnë se batimi i anijes mund të jetë shkaktuar nga një defekti i pësuar në balestra, çka mund të këtë futur ujë në kuvertë dhe pjesën e poshtme të saj./tvklan.al