Ndonëse harta e të prekurve nga  gripi i AH1 N1 po zgjerohet çdo ditë e më shumë, në vendin tonë nuk ka asnjë person të dyshuar se mund të jetë prekur nga ky virus.

Ministria e Shëndetësisë, vazhdon të mbajë nën kontroll, nga raportet e fundit të inspektorëve sanitar të shpërndarë në të gjitha pikat hyrëse në vendin tonë, deklarohet se nga dt 28. prill deri në 1 maj në aeroportin e Rinasit kanë hyrë 6390 udhëtarë, prej  të cilëve  4257 janë shtetas shqiptarë dhe 2033 shtetas të huaj, nga këta 233 amerikanë, 4 meksikanë, të cilët që nga dhjetori jetonin në Itali, 60 kanadez, 11 izraelitë, 56 austriak, 133 gjermanë, 241 anglezë, por shërbimi sanitar  antiepidemik në Rinas deklaron se mes të gjithë udhëtarëve që kanë hyrë në Shqipëri nga ky aeroport, nuk ka asnjë të suspektuar.

Po ashtu edhe në portin më të madh në vend atë të Durrësit, konfirmohet se nuk është vërejtur asnjë shtetas me simptoma të virusit H1N1, edhe pse nëpërmjet tij kanë hyrë 700 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Shërbimi antiepidemik i portit raporton se është dezinfektuar i gjithë porti. Ndërkaq nga raportimi i 13 rretheve rezulton se nuk ka asnjë shtim të rasteve me viroza në spitale. Në kuadër të masave mbrojtëse që duhet të zbatohen në shkallën 5 të alertit në të cilën ndodhemi, ministria e shëndetësisë ka shpërndarë material mbrojtëse dhe dezinfektantë në 12 rrethe të vendit.

Konsumimi i mishit të derrit apo nën produkteve  të tij nuk përbën asnjë rrezik për përhapjen e virusit N1N1 tek njerëzit. kjo deklarohet nga specialistët e ministrisë së bujqësisë të cilët duke ju referuar, organizatës botërore të shëndetësisë dhe organizatës botërore të  shëndetit të kafshëve, theksuan se nuk ka asnjë rast të derrave të infektuar në zonat  ku është shfaqur gripi  në njerëz.

Valbona Paluka: “Nuk konsiderohet rrezik për përhapjen e virusit konsumi i mishit të derrit, është provuar vetëm transmetimi i virusit nga njeriu tek njeriu. Drejtoria e shëndetit dhe e mbrojtjes së konsumatorit në KE se ka mungesë të prezencës së virusit në popullatën e derrave në zonën ku është shfaqur sëmundja. Autoriteti europian i sigurisë ushqimore, cilëson se ky virus H1N1 i tipit A është i ndryshëm dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me virusin e gripit të derrit . Ky virus i ri që është shfaqur tek njerëzit nuk është izoluar tek kafshët.”

Po ashtu specialistët deklaruan se nuk është i nevojshëm të bllokohet importi i mishit të derrit, në vendin tonë, pasi ai nuk përbën asnjë  rrezik për popullatën./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami