Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, do të vijojnë të hetohen “Arrest shtëpie”.

Edhe këtë të martë, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të lërë të pandryshuar masat e sigurisë, duke rrëzuar kërkesat e tyre për hetim në gjendje të lirë.

Avokati i ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha për mediat që SPAK po kryen veprime që nuk lidhen me hetimin. Nje koment e pati edhe për humbjen ose jo të mandatit.

Kjo është e disata kërkesë për zevendësim të masës së sigurisë bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi në të dy shkallët e Gjykatës së Posaçme.

SPAK po i heton ata me dyshimet se janë përfshirë në korrupsion në privatizimin e kompleksit Partizani. Akuza që janë mohuar nga Berisha dhe dhëndri i tij.  

Tv Klan