Policia e Korçës ka sekuestruar një qind e tre kilogram kanabisativa të presuar në varrezat e fshatit kufitar Miras si dhe ka bërë arrestimin e katër personave të përfshirë në ktë trafik. Ndërkoë katër të tjerë janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë dhe po vazhdon hetimi për të parë shkallën e përfshirjes së tyre në ktë rrjet. Burimet e policisë bëjnë të ditur se pas të dhënave të siguruara në rrugë operative për disa ditë është pritur që lënda narkotike të mbrrinte nga Fieri në fshatin Miras, që është vetëm dy kilometro larg kufirit me Greqinë. Sipa spolicisë, transportuesit Eduart Liçi nga Elbasani, Ardian Hoxha dhe Jani Koçinaku nga fshati Miras si dhe Agim Hamalli nga Pogradeci prisnin një moment më të përshtatshëm për ta kaluar sasinë e drogës tej kufirit. Droga ishte paketuar në nëntedhjetë e pesë pako dhe kjo e futur në pesë çanta me përmasa të mëdha sportive. Mësohet se vëndi i origjinës së drogës ishte rrethi i Fierit, rreth në të cilën janë zhvendosur hetimet për ktë grup trafikantësh. /tvklan.al