Joshua Zirkzee është një nga emrat më të pëlqyer për repartin ofensiv me merkaton e verës që po afron. Arsenali e shikon si një investim me potencial dhe i ka bërë një ofertë holandezit.

E ardhmja e Joshua Zirkzee është afër Arsenalit! Topçinjtë e pëlqejnë së tepërmi sulmuesin e Bolonjës dhe janë gati që të paguajnë çmimin e nevojshëm për ta pasur sulmuesin. Klauzola e shitjes është 40 milionë euro. Por klubi italian do të përfitojë 21 milionë nga ky transaksion, ndërsa pjesa tjetër do t’i jepet Bajernit të Mynihut, në bazë të akordit mes të dyja klubeve.

Ndërkohë që anglezët i kanë bërë një ofertë joshëse lojtarit. Atij i është ofruar një kontratë 4 vjeçare, ku do të përfitojë 7 mln euro në një sezon, raporton Corriere dello Sport. Dëshira e futbollsitit  është që të vahzdojë që të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në Serie A.

Te Bolonja diçka të tillë e mirëpresin, por situatën po e ndjek me vëmendje edhe Milani që po punon ta sjellë holandezin në Milanelo. Drejtuesit e klubit italian po tentojnë të bindin menaxherin e 22 vjeçarit, Kia Jorabçan që ta veshin kuqezi.

Por kjo do të jetë e vështirë, pasi dëshira e këtij të fundit është një akord në Premier Ligë, ku edhe përfitimet ekonomike janë më të mëdha.

Klan News