Petrit Halilaj ishte 12 vjeç kur lufta i prishi shtëpinë. Trupat serbe e dëbuan familjen e tij nga fshati ku ishin dhe dogjën çdo gjë që zotëronin. Kudo që shkonin ai dhe familja e tij detyroheshin të lëviznin përsëri, derisa arritën në një kamp në Shqipëri. Ishte aty vendi ku në pranverën e vitit 1999, Halilaj u takua me një psikolog italian i cili i ndryshoi jetën. Giacomo Poli, i jepte çdo fëmije laps dhe letra për të vizatuar, shkruan “The Guardian”.

Vizatimet që ai merrte ishin aq të fuqishme saqë gjenerali i Kombeve të Bashkuarai kërkoi ta takonte 12 vjeçarin gjatë një vizite në kamp.

Halilaj po vizatonte kudo imazhet e frikshme të luftës, madje në kartonat që uleshin në kamp. Gjyshi i tij mendonte se kjo vizitë e gjeneralit do të ishte vetëm një teatër politik, por në të vërtetë fotografitë bënë xhiro në të gjithë botën.

Një vit pasi lufta mbaroi lufta, familja e tij u rikthye në Kosovë. Halilajt iu ofrua një bursë për një shkollë arti në Itali, duke bërë që ai tashmë të ketë shfaqjet e tij private në Mbretërinë e Bashkuar. Miqësia e tij me psikologun nuk u largua kurrë. Galeria ka vepra arti të cilat janë sipas mendjes së një fëmijë në luftë, një mënyrë për ta shprehur traumën e tij në art.

Artisti tha: “Kur flasim për luftën në Kosovë, nuk po flasim për një situatë historike që është zgjidhur, peizazhi është ai që mbetet dhe na jep ëndrrat për të ardhmen. Pra, për mua kjo ekspozitë nuk është vetëmme  fragmente të vitit 1999, por edhe fragmente të së ardhmes”./tvklan.al