Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me trajnerin e Kombëtares Astrit Hafizi për ndeshjen Shqipëri – Letoni.

Astrit Hafizi, trajner i Kombëtares:- “Ne me të vërtetë kishim një ndeshje mjaft të rëndësishme dhe kishim një kundërshtar përball shumë të fortë. Megjithatë situate që u krijua unë mendoj që bëmë çmos, bëmë maksimumin për të kthyer një situatë e cila u krijua mjaft e vështirë për ne, sidomos pas pësimit të golit të tretë dhe krijoj një shok psikologjik të skuadrës e cila unë e përsëris edhe një herë që megjithë ato ndërrime që ne ishim të detyruar të krijonim diçka të re për skuadrën. Ishte shpirti, lufta e këtyre lojtarëve të cilët arritën të barazojnë një ndeshje mjaft të vështirë. Unë pashë një skuadër që na befasoj për mënyrën e të luajturit. Për ne ishte një diçka që na i vështirësoi mjaft punën sepse asnjëherë nuk arrinim të kalonim në avantazh të parët. Mendoj se për një kohë të shkurtër duhet të riaftësojmë skuadrën nga ana fizike dhe të mendojmë se kemi të bëjmë me një kundërshtar i cili në fushën e vetë do të dij të shlyej këto dy ndeshje të fundit që ka dhe ai dy humbje. Kurse për ne këto dy ndeshje janë një shanc i mirë për të arritur objektivin që i ka vënë vetes skuadra./tvklan.al