Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka akuzuar Edi Ramen si krijues të një sistemi korruptiv në bashkinë e kryeqytetit. Patozi tha se Rama me këtë lloj sistemi pretendon të qeverisë vendin. Këto deklarata nënkryetari demokrat i bëri gjatë një takimi me banorë të komunave Kryevidh, Luz i Madh, Lekaj dhe Gosë të Kavajës.

Astrit Patozi: “Sot kemi ndërmarrë një nismë parlamentare, një komision parlamentar që do të hetojë dhe do ti tregojë gjithë shqiptarëve se kush është Edi Rama dhe kush është filozofia që ai përfaqëson. Por sigurisht ky komision e ka shumë të thjeshtë dhe të lehtë për  ti provuar se çfarë përfaqëson në të vërtetë Edi Rama. Por sado në dritë dielli, sado eficent që të jetë ky komision, përgjigjen më të mirë Edi Ramës nuk ia japim me komision, por ja japim me zgjedhje.”

Sipas Patozit më 28 qershor do të jenë shqiptarët që me votat e tyre do ti thonë “jo” korrupsionit dhe do ta largojnë njëherë e përgjithmonë  Edi Ramën nga politika shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Edian Gjoni