Atalanta – Bayer Leverkusen është finalja e Europa League që do të luhet më 22 Maj në Dublin. Ekipi italian ku luan edhe Berat Gjimshiti fitoi 3 – 0 takimin e kthimit me Marseille dhe do të jetë në garë për trofeun duke luajtur finalen e parë në Kupat e Europës.

“Kjo do të jetë me të vërtetë një ndeshje fantastike, një ndeshje historike edhe për historinë e Atalanta”.

Leverkusen siguroi finalen edhe pse barazoi 2 – 2 me Roma, për ta çuar në 49 ndeshjet radhazi pa humbje dhe  kaluar rekordin e Benfica të viteve ‘60. Sfida e parë kishte përfunduar 2 – 0 në favor të ekipit gjerman.

“Jemi të lumtur që do të shkojmë në Dublin, të kemi një tjetër finale, të luajmë dy finale në një javë është e pabesueshme”, u shpreh trajneri i Leverkusen.

Në Conference League finalja e 29 Majit në Athinë do të diskutohet mes Olympiacos dhe Fiorentina, kjo e fundit finaliste edhe sezonin e kaluar.

Ekipi grek fitoi edhe ndeshjen e dytë me Aston Villa, por me rezultatin 2 – 0.

Për Olympiacos është finalja e parë në historinë e klubit dhe kjo ka bërë që tifozët të dalin në rrugë për të festuar.

Tv Klan