Momenti që ish-presidenti amerikan Donald Trump u qëllua në një tubim të fushatës në një atentat të dështuar në Pensilvani, do të mbetet përgjithmonë në medjen e disa amerikanëve.

E kjo për shkak se ata kanë vendosur që të realizojnë tatuazhe me këtë temë.

Fotografitë dhe videot e disa mbështetësve të ish-presidentit amerikan kanë bërë xhiron e mediave sociale. Shumë analistë politikë thonë se mbështja e qytetarëve për Trump para zgjedhjeve të nëntorit  mund të kenë rritur shanset e tij për të rimarrë zyrën e Shtëpisë së Bardhë.

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump frymëzon artistët e tatuazheve pasi më herët kur ai u arrestua pati shumë të rinj që donin të realizon tatuazhe me foton e arrestimit të ish-presidentit.

Klan News