Shoqata e Tenisit në Australi i trembet dhunës në “Australian Open” dhe për këtë arsye ka vendosur që të shtojë masat e sigurisë, nëse Novak Xhokoviç do të lejohet që të marrë pjesë në turne.

Të hënën pati përplasje midis fansave të tenistit serb dhe policisë në Melbërn ku u perdor spraj me piper, pas lajmeve se ai do të vendosej sërish në izolim,  edhe pse gjykata i dha të drejtëm që të lëvizte i lirë në vend.

Por edhe pse ai fitoi apelin pasi autorietet kufitare ia anuluan vizën, ende nuk është e sigurtë nëse do të luajë në turneun që nis më 17 Janar.

Shoqata e tenisit i trembet skenave të ndodhura në vitin 2007 ku pati përplasje mes serbëve dhe kroatëve.

Tenisti serb i pavaksinuar ka mbështetjen e individëve që janë kundër vaksinimit.

Minsitri i Emigracionit Aleks Hauki deklaroi se ai mund të përdorte kompetencat e tij për të deportuar numrin 1 të botës në tenis, pavarësisht vendimit të gjykatës.

Ndërkohë që Xhokoviç ka nisur stërvitjen, ndërsa shpreson që të marrë pjesë në “Australiuan Open”.

Klan News