Rafael Nadal ka rezultuar pozitiv me Covid-19 pas mbërritjes në mëngjesin e së hënës në Spanjë. Tenisti spanjoll u rikthye në fushë në turneun botëror të Mubadalas, që u mbajt në Abu Dhabi në javën e shkuar.

Fituesi i 20 herë Grand Slamit u shpreh se po përjetonte disa momente të pakëndshme, por shpresonte që të bëhej shumë shpejt më mirë e gjithastu do t’i mbajë fansat e informuar rreth planeve të tij për turnetë në vazhdim. Nadal shkroi në Tëitter se testi PCR i bërë me të mbërritur në Spanjë e nxori atë pozitiv, ndërkohë që ai kishte rezultuar negativ në të gjitha testet e kryera në Kuvajt dhe Abu Dhabi, e po ashtu ishte i shëndetshëm të premten e shkuar.

Dy ditë përpara se të rezultonte i infektuar, Nadali ishte në shoqërinë e ish-mbretit të Spanjës Huan Karlos. Edhe ky i fundit iu nënshtrua një testi PCR, por sipas mediave spanjolle, gjendja e tij është në rregull. Spanjolli u rikthye që të garojë në një turne që nga Citi Open i zhvilluar në gusht në Uashington.

Ai rrezikon që të mos marrë pjesë në turneun e “Australian Open” që nis më 17 janar.

Klan News