Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma. Sipas informacioneve që gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka mundur të sigurojë, avokati paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore. Avokati po trajtohet që prej 3 Qershorit në Greqi, ku u dërgua për mjekim më të specializuar.

Para se të dërgohej në Greqi, avokati Mëngjesi ndodhej nën kujdesin intensiv të mjekëve të Spitalit të Traumës, për shkak të dëmtimeve të pësuara si pasojë e sulmit fizik. Për këtë ngjarje policia ka identifikuar 4 autorët dhe organizatorin e sulmit, Dritan Nano. Ky i fundit është vënë në pranga së bashku me një nga agresorët, Dorian Aliun.

Sakaq vijojnë kërkimet për 3 autorët e tjerë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit. Për kapjen e tyre është vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 20 mijë Eurosh./tvklan.al