Vëllezërit Gjasula janë të ftuarit e mbrëmjes në spektaklin sportiv “Kampionët” në Tv Klan. Mes pyetjeve për futbollin, nuk mungojnë as ngacmimet për jetën private. Klaus është i vogli i familjes, por ‘golin’ për të gjetur dashurinë e ka shënuar i pari. Kjo ‘thyerje’ e traditës theksohet nga Marina Vjollca që pyet për arsyen dhe përgjigjja e Jurgenit është tipike e djemve beqarë.

Marina Vjollca: Dëgjo se Klausi është i martuar, ndërsa Jurgeni është ‘single’. Çfarë ka ndodhur kështu ky kapërcim se ne jemi me tradita, njëherë i madhi pastaj i vogli, apo…

Jurgen Gjasula: Te ne i kemi ndërruar traditat.

Marina Vjollca: Pse, s’ke qejf të izolohesh ti?

Jurgen Gjasula: Qejf kam, por…

Gentian Zenelaj: E tha vetë, ai është ‘bad boy’, ai është ‘good boy’.

Klaus Gjasula: Puna është, një luan nuk rri dot në kafaz.

Marina Vjollca: Ky është problemi i Jurgenit ë? Të dolën të palarat mo Jurgen!

Jurgen Gjasula: Nuk ka kafaz që më mban mua.

Marina Vjollca: Do të dalë një, do të dalë./tvklan.al