“Do përmirësohet rrjeti ujësjellës-kanalizimeve në 6 qytete”

Sistemi i ujësjellës-kanalizimeve do të përmirësohet këtë vit në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat dhe Vlorë.

Në nisjen e zbatimit të programit “Infrastruktura Bashkiake V”, një program i financuar nga Qeveria Gjermane, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se këtë vit do të shtohen zonat që furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë.

“Me buxhetin 2024 dhe të gjithë paketat e tjera të programeve ne parashikojmë që të shtohen në listën e zonave që përfitojnë ujë të pijshëm të cilësisë së lartë, 24 orë edhe 13 zona urbane duke e çuar numrin në 46 të zonave urbane, dhe 45 zona rurale duke e çuar numrin në 143 zona rurale të shërbyera 24 orë me ujë, 9 prej të cilave janë zona turistike”, tha Balluku.

Sipas Ballukut, situata do të ndryshojë falë mbështetjes së partnerëve, por edhe vëmendjen së qeverisë.

Jemi optimistë që me të gjithë vështirësitë e mëdha që sektori paraqet, me të gjithë trashëgiminë që kemi gjetur në këtë sektor, duke nisur nga teknologjia shumë e vjetër, amortizimi i sistemeve apo problematika të tjera të burimeve njerëzor, duke pasur parasysh vëmendjen që Qeveria ka në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, ne jemi të bindur që suksesi është i garantuar”, Balluku.

Investimet në të gjitha qytetet do ti shërbejnë me rrjet të ri ujësjellësi një popullsie prej rreth 470 mijë banorësh.

Tv Klan