Lajme Arkiva 2003

Opozita ka kërkuar që kryeministri të vendosë menjëherë për kandidaturën që do të zërë postin e Ministrit të Jashtëm të mbetur vakant që prej dorëheqjes së Ilir Metës. Në mbledhjen e radhës së byrosë parlamentare ku është diskutuar kalendari dy javor i parlamentit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Bamir Topi dhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu i kanë kërkuar kryeparlamentarit Pëllumbi që ti kërkojë kryeministrit të mos vonojë prezantimin e emrit të Ministrit të Jashtëm duke e penguar në të mënyrë negociatat për marrëveshjen e asocim stabilizimit.

Bamir Topi: Jepini fund situatës paradoksale me Ministrin e Jashtëm, kur opozita ju kërkon që ta zëvendësoni, ndërsa ju vazhdoni që ta zvarritni. Ka hyrë në lojë edhe presidenti i republikës. Mesa duket është fokusuar papërgjegjshmëria pikërisht te personi që e ka detyrë institucionale që ta zëvendësoj dhe ky është zoti kryeministri i Shqipërisë i cili, kur ja do puna është shumë aktiv ti fusë duart aty ku nuk duhet ti fusë, ndërsa aty ku duhet të zbatojë detyrimet e veta kushtetuese dhe institucionale vazhdon të jenë inaktiv për qëllimet që ai di vetë.

Ndërsa kryetari i Partisë Balli Kombëtar Shpëtim Roqi ka kërkuar që ministri i Rendit Luan Rama të jap sa më shpejtë llogari para parlamentit për punën që po bëhet për kapjen e personave përgjegjës për situatën e krijuar në Himarë ditën e zgjedhjeve lokale./tvklan.al