Lajme Arkiva – TV Klan 2004

6 muajt e parë të vitit janë karakterizuar nga investime të ulëta nga buxheti i shtetit, sipas Bankës së Shqipërisë. Investimet kapitale për qeverinë do të jenë një sfidë e vërtetë, duke pasur parasysh edhe shtesën në buxhet, si pasojë e Bankës së Kursimeve. Ndërkohë që në parashikimet e saj mbi ekonominë për muajt e ardhshëm, Banka Qendrore parashikon rritje te sektorëve të bujqësisë dhe shërbimeve ndërkohë që më në vështirësi do të jenë sektorët e ndërtimit dhe industrisë.

Albtelecom rezulton për vitin 2003 me një fitim vjetor prej 4.4 %, ose 500 milion lekë. Ndonëse monopol në treg, Albtelecom rezulton me një fitim të ulët, si rrjedhojë e fitimeve që ka mbledhur për shkak të kontratave të disfavorshme me operatorët e tjerë në treg. Gjithsesi, menaxhimi më i kujdesshëm i kësaj kompanie gjatë vitit të kaluar, ka bërë që fitimi të rritet në krahasim me një vit më parë. Aktualisht kjo kompani është në proces privatizimi.

Ulja e normës bazë të interesit tre herë brenda këtij viti me 0.25% duket se nuk ka pasur ndikimet e pritshme me uljen e normës së kredisë në lekë për bankat e nivelit të dytë. Bankierët thonë, se Banka e Shqipërisë duhet të kishte bërë këtë ulje të normave të interesit më parë. Reflektimi i kësaj lëvizje është transmetuar vetëm në uljen e normës së interesit për depozitat në lekë./tvklan.al