Banka Qendrore Europiane si kundër si dhe pritej rriti me 0.25 pikë % normën e interesit për euron dhe kundërpërgjigjet e inflacionit që në eurozonë shënohej 4%. Pasojat e këtij vendimi pritet të reflektohet edhe në tregun tonë bankarë si në drejtim të depozitave ashtu dhe të kredive. Lajmi i mirë është rritja e interesit për depozitat në euro. Nevoja për valutë i bën bankat shqiptare të aplikojnë nivele dhe më të larta interesi për kursimet në euro sesa bankat europiane.

Robert Wright: “Pritet që emigrantët që do të vijnë do të shtojnë konkurrencën mes bankave. Raiffeisen Bank padyshim që do të rrisë normat e interesit për depozitat. Do të jetë me interes për emigrantët që të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre sesa në vendet ku punojnë, ndërkohë që nuk do ndryshojnë interesat e kredive”.

Një pjesë e bankave në vend i kanë paraprirë kësaj situate thotë Elvin Meka, nga shoqata e bankave, duke shtuar se ka presione për frenimin e kredimarrjes ne euro.

Elvin Meka: “Lëvizja në normat e interesit të produkteve në euro, sistemi Banka shqiptare ka disa kohë që i ka parapritur, pra në një farë mënyre kemi përjetuar ose kemi parë ndryshime në drejtim të rritjes së normave të interesit për depozitat në euro dhe sigurisht dhe huat”.

Por shtrenjtimi i kredive në euro mund të vështirësojë kthimin e huave të marra. Sipas Bankës së Shqipërisë në maj të këtij viti, portofoli i kredisë së dhënë në monedhën europiane arriti në 1.77 miliard euro apo 66% e totalit të kredive të dhëna nga sistemi bankarë.

Anastas Angjeli: “Për Bankën Qendrore mendoj se mesazhi duhet të jetë që të shtohet më tej vëmendja dhe mbikëqyrja mbi politikën monetare veçanërisht mbi politikën e kredive dhe kredive të këqija, mbasi ky portofol është i madh dhe ka qenë shqetësues për ekonominë tonë aq më tepër që rritja e interesit do ta vështirësojë kthimin e kredive në euro nga klientët, nga biznesi”.

Në kushtet kur kredia në euro pritet të shtrenjtohet, analistët këshillojnë kredimarrje në monedhën vendase, e cila shmang dhe rrezikun e kursit të këmbimit./tvklan.al

Gazetari: Fjorald Zguro