Te Barcelona synojnë të afrojnë Nico Williams. Takime mes palëve ka patur, por sipas mediave spanjolle klubi katalanas nuk ka shumë likuiditet për shkak të një sezoni të dobët në Europë.

Për këtë, sipas radios Cadena Ser, do të jetë i detyruar të marrë një kredi për bërë të tijin sulmuesin.

Vetëm transferimi nga Athletic Bilbao do të kushtojë 58 milionë Euro, ndërsa paga bruto 12 milionë në vit.

Nico Williams ishte ndër lojtarët kryesorë në suksesin e Spanjës në Euro 2024. Pati tifozë të cilët u treguan të gatshëm të jepnin para të blerjen e 22-vjeçarit.

Në muajin Maj për t’i bërë ballë shpenzimeve dhe për të mos shkelur rregullat e fair play financiar Barcelona i mori 100 milionë Euro borxh bankave.

Tv Klan