Barcelona u mund në takimin për trofeun Gamper për herë të parë prej vitit 2012. Skuadra katalanase u dorëzua përballë Monaco ku pësoi 3 gola nuk shënoi asnjë.

Një humbje e rëndë pak ditë para nisjes së kampionatit dhe për një kupë që ka vlerë emocionale për Barcelona, pasi mban emrin e njërit prej themeluesve të klubit, Joan Gamper.

Camara, Embolo dhe Elebi me golat e tyre vendosën suksesin e skuadrës franceze që ndali më së miri sulmet kundërshtare.

Kjo ishte hera e 59 që zhvillohej trofeu Gamper. Barcelona ka nisur një projekt të ri këtë sezon nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Flick.

Tv Klan