Joao Cancelo mund t’i ketë shuar shanset e tij për një huazim të dytë te Barcelona për shkak të kërkesave të larta të tij financiare, por edhe te karakterit të vështirë në dhomat e zhveshjes.

Mbrojtësi nuk preferohet nga trajneri Pep Guardiola dhe është huazuar, në fillim te Bajern Mynihu e pastaj te katalanasit në La Liga.

Ai nuk e zgjati bashkëpunimin me blaugranat, por u rikthye  sërish te Siti për turin parasezonal.

Guardiola ka refuzuar të përjashtojë pjesëmarrjen e tij në formacionin e Manchester City në vazhdim, por Cancelo nuk u paraqit në përgatitjet parasezonale të klubit, as në ndeshjen e parë të Premier League kundër Chelseat më 18 Gusht.

Edhe pse Barcelona nuk e ka mbyllur përfundimisht derën për kthimin e Cancelo, klubi spanjoll ka dyshime për ta huazuar për herë të dytë.

Sipas spanjolles “Sport”, drjejtuesit  stepen nga fakti se portugezi paguhet 14 milion euro në një sezon, një shifër mjaft e lartë kjo për buxhetin e klubit.

Ai pranoi ulje rroge në sezonin 2023/2024, por vështirë që ta bëjë këtë gjë në vazhdim. Synimi i drejtuesve është të afrojnë Dani Olmon dhe nuk mund t’i lejojnë vetes të tjera shpenzime.

Por një tjetër problem i Kanselos është karakteri i tij si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Mbrojtësi ka krijuar probleme sa herë që është lënë në stol.

Klan News