Të zhgënjyerit e firmave piramidale duket se po gënjëhen përsëri për shpërblimin e tyre. Shtresa që ka humbur shtëpiat tek Piramidat, shpreson për dhënien e një hyrje duke plotësuar kushtet e vena, dhe ajo që ju ka ngritur mendjen është kredia greke. Në disa qytete të vogla kjo kredi shpërndahet me lekë në dorë ndërsa në Tiranë me ndërtim apartamentesh.

Bashkia merret vetëm me emrat e atyre personave që pëfitojnë, ndërsa enti kombëtar i banesave merret me ndërtimin e tyre. Edhe sheshi për ndërtim është dhënë nga KRT-ja e tiranës dhe e miratuar nga vetë ajo. Ankesat për mos marrjen e shtëpive përplasen në Bashki dhe vonesa duket prej saj. Për këtë na sqaron Kryetari i Bashkisë Tiranë Albert Brojka.

Albert Brojka: E para nuk ka kredi greke. Ose e dyta nuk dihet, Qeveria është e paaftë ta bëje efikase këtë kredi greke. Po sqaroj edhe një herë për opinionin shqiptar që kredia greke nuk vjen në Bashkinë e Tiraneë por shkon në Entin Kombëtar të Banesave që është një institucion që varet nga Ministria e Punëve Publike. Enti Kombëtar i Banesave ka për detyrë të zhvillojë procedurat e tenderimit, të shpallë firmat fituese, të lidhi kontrata dhe të fillojë ndërtimi i apartamenteve. Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të Ministrisë së Punëve Publike dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal, 1200 vetë të cilët në bazë të vendimit përkatës të Qeverisë u takon të trajtohen me kredinë greke. Nuk kemi dërguar pesë qind e ca emra sa ç’kërkohet nga Ministria e Pushtetit Lokal për arsye se do të ketë një seleksionim të këtyre emrave nga komisioni i transparencës, Ministria e Punëve Publike, ndoshta nga Ministria e Financave, Ministria e Pushtetit Lokal.

Gjithsesi një pjesë e tyre që përfitojnë do të presin edhe pak pasi periudha ndërtimore zgjat disa vite./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego