“Dita parë në postën e Durrësit. Shumë thjeshtë, shumë mirë në të gjithë drejtimet, pa asnjë lloj pengese”.

E treta në radhë pas Tiranës dhe Elbasanit, Bashkia e Durrësit ka nisur aplikimin për letërnjoftime. Në filialin e postës kanë mbërritur 15 mijë kuponat e parë, ndërsa për të gjithë qarkun pritet të mbërrijnë gjithsej 130 mijë. Prioritet sipas udhëzimeve të qeverisë do t’u jepet qytetarëve që nuk kanë pasaporta.

Ismail Dervishi: “I kemi marrë të gjitha masat si zyra postare, që t’u ofrojmë qytetarëve sa më afër në mënyrë që të mos ketë flukse. Njëkohësisht i ftojmë qytetarët që të afrohen pranë zyrave postare. Ka votues qyteti i Durrësit rreth 130 mijë copë. Kshu që ne i kemi marrë të gjitha masat”.

Paralelisht me shpërndarjen e kuponave të postës, njësitë e aplikimit pranë bashkisë së Durrësit si dhe rajoneve të rrethit kanë filluar procedurat për hedhjen e të dhënave personale për personat e paraqitur./tvklan.al

Gazetare: Enkelejda Arapi

Montazh: Ergis Hasanbelli