Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Ben Blushi, deklaroi në emisionin Opinion se është pro kandidimit për deputet të ish-kryeministrit, Fatos Nano.

Këto deklarata Blushi i bëri mbrëmë në emisionin Opinion përballë një paneli të zgjedhur gazetarësh.

Blendi Fevziu: “Zoti Blushi,a do të votoni në kryesi që ish-kryetari dhe themeluesi i PS-së të mos jetë deputet?”

Ben Blushi: “Në qoftë se do jetë për të votuar unë do votojë që të jetë”.

Blushi deklaroi gjithashtu se Edi Rama nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, duke rikonfirmuar atë që shtypi i ditës ka bërë të ditur.

Ben Blushi: “Zoti Rama nuk do kandidojë, gjë që e ka thënë dhe vetë”.

Blendi Fevziu: “Si? Zoti Rama nuk do kandidojë?”

Ben Blushi: “Nuk do kandidojë për deputet, gjë që e ka thënë dhe vetë”.

Blendi Fevziu: “Është zyrtare?”

Ben Blushi: “Ai do kandidojë për të qenë kryeministër i Shqipërisë”.

“Duke qenë kryetar i bashkisë së Tiranës…”.

Ben Blushi: “Duke transferuar kontratën që ka me qytetarët e Tiranës dhe kjo është shumë e logjikshme”.

“Po a është ai perceptimi që i trembet një humbje?”

Ben Blushi: “Ky njeri po kandidon për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë. Në këtë rast do kenë dy mundësi për të votuar e para majtas apo djathtas, dhe e dyta për votuar kryeministër Edi Ramën ose Sali Berishën. Kjo është shumë e thjeshtë. Atyre nuk iu intereson se Rama ka këtë raport të vështirë që mendoni ju me veten apo me të tjerë. Kjo nuk ka rëndësi.”

Lideri i opozitës shqiptare Rama nuk preferon ta sakrifikojnë karrigen e kryetarit të bashkisë më të madhe në vend duke garuar për deputet.

Sipas Blushit Rama ikën nga kryetari i bashkisë nëse e majta fiton zgjedhjet, por nga ana tjetër statuti i kësaj partie parashikon që ai të largohet nga drejtimi i Partisë Socialiste nëse forca politike që ai drejton i humbet këto zgjedhje./tvklan.al