Zhvillimet në Asamblenë Socialiste i ka komentuar edhe lideri i opozitës Sali Berisha.

Në fjalën gjatë protestës maratonë poshtë shtëpisë së tij, Berisha e cilësoi mbledhjen e Asamblesë si mbledhje të kupolës së krimit dhe mafies, dhe ku sipas tij nuk u tha asnjë fjalë për hallet dhe problemet e qytetarëve.

Duke u ndalur edhe një herë tek konsensusi i arritur në kuvend për komisionet hetimore, ai theksoi se Partia Demokratike nuk ka qenë asnjëherë forcë e bojkotit, por qëndrimi i saj ka qenë i diktuar nga sjellja e mazhorancës që për disa muaj kërkoi t’i mohojë të drejtat e saj opozitës.

Tv Klan