Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur raportin e Bankës Botërore që hedh dritë mbi projektin mbi zhvillimin turistik të zonës së Jalës në jug të vendit, një pikë e nxehtë e debatit politik. Sipas kryeministri raporti zbardhi korrektesën e angazhimit qeveritar në këtë drejtim dhe manipulimin politik e mediatik që ju bë kësaj çështjeje nga segmente që kryeministri i cilësoi “Mafia e Ndërtimit”. Akuzat e kryetarit të qeverisë ju drejtuan edhe kryesocialistit Rama.

Sali Berisha:Banka bëri shumë mirë që qartësoi çdo gjë, por qeveria shqiptare do t’i kërkojë bankës të hetoj korruptimin e Inspectoion Panel nga bosët e betonit, të bregut. Kjo është si puna e atij të ndjerit, po kësaj here nuk zgjati shumë se ekspertiza doli më shpejt. Është shumë e dhimbshme që qytetari shqiptar të mbushet me mashtrime të tilla të tëra të dëgjuara nga kryetari i opozitës. E din ti që ka pasur së bashku me Edilin, Edi Rama Jalën, ja ta them unë, e ka pasur së bashku me Edilin Edi Rama Jalën. Ka qenë aksionar me mbi 40% Edi Rama në Jalë. Po të mos e kishe nuk frynte të gjitha mediat e linte Edilit të vetmuar. Po e kishte me Ramën apo me tjetrin në Ksamil të fshatin që humbi. Ai deshi të thërriste miting për Jalën.”

Megjithëse sqaroi se dëmshpërblimi i banorëve, ndërtimet e të cilëve u prishën për shkak të projektit është detyrim i Bankës Botërore, kryeministri garantoi angazhimin e qeverisë edhe në këtë drejtim.

Sali Berisha:Nuk mund të pranojmë që këta banorë që banorë të qytetit të Tiranës, t’u prishen shpiat në emër të një projekti dhe banorëve të një qyteti tjetër të mos mund u preket po në emër të  atij projekti. Në të gjitha rastet nga Velipoja në Sarandë, çdo veprim jo i ligjshëm i autoriteteve shtetërore, kjo qeveri ka marrë, do të marrë gjithnjë përsipër ç’dëmtimin. Për këtë ne jemi krejt të hapur, por mbi bazën e vlerësimit të ligjeve të vendit.”/tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Klodian Keçi