Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e PD në Tiranë. Berisha në fjalën e tij nga “Foltorja” e rinisë ka bërë thirrje për bashkim dhe tha se bashkë do ta ringrenë Partinë Demokratike.

Kjo “Foltore” është më e rëndësishmja, më vendimtarja për përpjekjen tonë për ringritjen e Partisë Demokratike dhe për shndërrimin e saj në një forcë të sigurt drejt fitores. Besimin tim e kam të bazuar, pasi unë e di që ju jeni vajza dhe djem me idealët në Shqipëri”, tha lideri historik i PD.

Më tej Berisha u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bashkohen dhe të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës, që ai e quan regjim.

Jam i sigurt se së bashku do të krijojmë me shpejtësi opozitën Shqiptare, njësoj si 30 vite më parë kur përmbysim diktaturën komuniste, ne do të përmbysim regjimin e sotëm ne do të shembim muret dhe do të përmbysim këtë regjim, i cili më armik se më këdo tjetër është me të rinjtë shqiptar. Ju ftoj ju, çdo të ri të këtij vendi pavarësisht nga bindjet politike, se çfarë ka bërë kjo narko-qeveri këto vite. Ajo u ka rezervuar juve urrejtje. Nuk është propagandë, por realiteti më i trishtë”, tha ai./tvklan.al