Data 20 është data e fundit dhe pas datës 20 të gjitha ekipet që do të vijnë të kryejnë veprimet në Federatë, do t’i kryejnë me 50 mijë lek të vjetra gjobë për çdo ditë vonesë. “

Është kjo deklarata e shefit të Kategorisë së Parë Besnik Çela. Mes 14 skuadrave që do të marrin pjesë në sezonin e ri futbollistik, 4 prej tyre nuk kanë sjellë asnjë emër në zyrat e Federatës. Shkumbini, Skënderbeu, Flamurtari dhe Teuta për sezonin e ri, nuk kanë asnjë lojtar të federuar dhe çdo ditë vonesë do t’u kushtojë atyre pagesën e gjobave. Ndërsa për durrsakët, vonesa vjen pasi skuadra është duke u stërvitur në Maqedoni.

Për skuadrat e tyre problemi është ndryshe. Asnjëra prej tyre ende nuk e ka të qartë se cilët do të jenë lojtarët që do të kenë në përbërje pasi kanë mungesa të theksuara financiare. Edhe skuadrat që kanë bërë regjistrimet nuk kanë përfunduar totalisht dokumentacionin pasi disa nga transferimet më të bujshme, ende nuk kanë marrë zgjidhje përfundimtare.

Shum nga lojtarët nuk kanë marrë lejet e kalimit nga skuadrat e tyre. Arka e Federatës së Futbollit ka arkëtuar sot dhe gjobat e sezonit të kaluar ku shifra e përgjithshme është 13 milion lekë dhe skuadra që ka paguar më shumë është Bylis me 1 milion e 670 mijë lekë./tvklan.al