Pjesëmarrja në Europian është ëndrra e çdo futbollisti. Michal Sadilek e realizoi këtë përgjysmë, pasi edhe pse ishte i përfshirë në listën e Çekisë nuk do të jetë me ekipin në Gjermani.

Shkak është bërë një dëmtim, jo gjatë senacës stërvitore apo një ndeshje miqësore, por duke rënë nga biçikleta.

Sadilek u lëndua në këmbë dhe ia bën të pamundur të jetë i gatshëm në kohë. Federata Çeke e Futbollit njoftoi largimin mesfushorit 25-vjeçar nga grumbullimi.

Michal Sadilek numëron 24 ndeshje me Çekinë që në këtë Europian erdhi si e dyta në grupin kualifikues të fituar nga Shqipëria. Përfaqësuesja çeke ka si kundërshtarë Portugalinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë debutuese.

Tv Klan