Blendi Klosi: “Do të doja të ngrija kundërshtinë tonë për vendimin e fundit të këshillit të ministrave për punësimin e 1600 të punonjësve me kontratë të përkohshme në administratën shqiptare, vendim ky që i jep mundësinë 12 institucioneve kryesore të vendit të shtojnë organikat e tyre. Ky vendim i miratuar në nisje të fushatës elektorale vetëm 145 ditë nga dita e votimit për ne është shumë shqetësues pasi i jep qeverisë së Sali Berishës mundësinë të punësojë me qëllime të pastra militante jashtë çdo kriteri të ligjit të shërbimit civil 1600 militantë të partisë në pushtet.”

Ilir Beqja: “Dje kryeministri Sali Berisha pranoi publikisht se edhe pas 44 muajsh në qeverisje shqiptarëve nuk u mjafton kafshata e qeverisë së tij për të dalë nga varfëria dhe se shërbimet e shërbesat e qeverisë së tij nuk arrijnë te shqiptarët e varfër.”

Edmond Haxhinasto: “Kjo qeveri nuk e di akoma se një në pesë shqiptarë jetojnë në nivelin e varfërisë ekstreme dhe se kjo qeveri është shkaku që ka thelluar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve”.

“Ulja e varfërisë dhe rritja e nivelit të jetesës për të gjitha kategoritë, por për veçanërisht për shtresat në nevojë është një nga objektivat kryesore të qeverisë. Politikat e hartuara dhe zbatuara nga qeveria kanë rritur mbështetjen për këto shpresa për kategoritë e pensionistëve, familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, personat që trajtohen me pagesën e aftësisë së kufizuar, pagat e ulëta e të tjerë. Qeveria po zbaton një politikë të qartë për reformimin e sistemit të pagesave dhe shërbimeve shoqërore jo vetëm për këto grupe, por edhe për të gjithë popullsinë”./tvklan.al