Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

35 predha serbe kanë rënë mbrëm në fshatin Cahan të rrethit të Hasit. Sipas zëdhënësit të policisë së rrethit të cilit I referohet ATSH-ja forcat ushtarako-policore serbe kishin ndërrmarrë një sulm me artileri kundër fshatit, sulm që ka vazhduar për një periudhë të gjatë.

Një numër predhash kanë rënë në brendësi të fshatit duke shkatërruar disa shtëpi. Dëme në njerëz nuk ka por banorët janë evakuuar për në brendësi të rrethit. Ndërkohë shtatë predha të artilerisë serbe kanë rënë dhe në territorin e fashatit Morinë të rrethit të Kukësit, por pa shkaktuar dëmtime./tvklan.al