Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Oçalan ka kërkuar azil politik në Rusi, Greqi, Itali, shtete të cilat i janë përgjigjur Jo strehimit të tij politik. Në një deklaratë të tij Oçalan ka deklaruar se është mjaft i shqetësuar për të ardhmen e tij dhe jetën e tij. Ndjehem i rrezikuar ka deklaruar Oçalan. Ndërkaq shtetet europiane nuk e pranojnë për azil armikun e Turqisë.

Rusia 10 vjet pas lufts me Afganistanin. Ka qenë 15 shkurt i 1989 kur presidenti Gorbaçov i ka dhënë urdhër ushtarëve të tij të kthehen në Atdhe pasi kishin lene në Afganistan 400 mijë të vrarë dhe rreth 50 mijë të plagosur, pa harruar një milion viktimat afgane. Për gjeneralin Boris Gronos, deputet i Dumës Ruse ajo luftë ka qenë një gabim. Një gabim që u përsërit 5 vjet më vonë me Çeçenin.

Parlamenti i Irlandës së Veriut ka dy ditë që po përpiqet të arrijë në një marrëveshje të përbashkët për problemet që mundojnë Irlandën dhe që eshte çarmatimi. Kryeministri Irlandez i ka bërë të ditur krahut politik të IRA-s se pa çarmatim s’ka fuqi. Londra ka vendosur ta zhvendos ekzekutivin Irlandez deri në 10 Mars në Dublin.

Kanë filluar karnavalet braziliane që do vazhdojnë trë ditë. Këto tre ditë brazilianët do harrojnë krizën që ka mbuluar vendin. Për kostumet, balerinët dhe çdo shpenzim në Brazil janë harxhuar 8 milion e gjysmë dollarë ose 10%  më shumë se vitin e kaluar./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori