Armando Broja është i bindur, koha për të, por edhe për talentin tjetër të kombëtares Ernest Muçi do të vijë. Sulmuesi kuqezi nëpërmjet rrjeteve sociale u dërgoi mesazhe si sulmuesit të Beshiktashit, ashtu edhe mbrojtësit Mario Mitaj, që u dallua me lojën e tij në Gjermani 2024.

 “Të kam njohur prej një kohe të gjatë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në kombëtare me ty! Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh! Vëlla, të premtoj se koha jote do të vijë 100%! Thjesht vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi siç bënim te U19-a për kombëtaren shpejt. Shumë dashuri për ty vëlla!”

Ndërsa për Mitajn, sulmuesi nuk i kursen vlerësimet.

“Vëllai im mbaje kokën lart! Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja këtë eksperiencë me ty brenda dhe jashtë fushe. Çfarë performance në të gjitha ndeshjet! Vetëm fillimi për ty o ylli i ri. Jam i paduruar për më shumë kujtime së bashku në këtë kombëtare! Krenar për ty vëlla, e meriton!”.

Në ndeshjen kundër Italisë, Mitaj theu rekordin e Elseid Hysajt, si lojtari më i ri i Kombëtares që luan në një Europian.Por ky rekord u mbajt për nëntë ditë, pasi u thye nga mesfushori Medon Berisha i cili u aktivizua në minutën e 71-të kundër Spanjës në moshën 20 vite, 8 muaj e 3 ditë.

Klan News