Atalanta e Berat Gjimshitit rikthehet pas 3 sezonesh në elitën e futbollit europian. Italianët kërkojnë të bëjnë mirë në pjesëmarrjen e tyre të katërt në Champions League dhe pengesa e parë do të jetë Arsenali. Skuadra e teknikut Gian Piero Gasperini do synojnë të shfrytëzojë edhe mungesat e rëndësishme te londinezët, teksa fitorja ndaj Fiorentinës në kampionat i jep një tjetër shtyrë drejt këtij misioni.

Për më tepër, edhe ecuria e Arsenalit në ndeshjet në transfertë nuk ka qenë e mirë, pasi kanë fituar vetëm një nga 6 ndeshjet e fundit. Gjithsesi, rivalët italianë kanë qenë kockë e lehtë, pasi ndaj Napolit e Milanit arritën të merrnin maksimumin për tu kualifikuar më pas në raundet e kompeticionit Europian.

Në transfertë nis edhe rrugëtimi në Champions për Barcelonës. Pasi kanë marrë maksimumin e pikëve në 5 javët e kampionatit, spanjollët duan të mbajnë ritmin edhe në kompeticionet e UEFA-s. Francezët e Monakos vihen kundër Blaugranëve, me një bilanc që nuk flet aspak në favor të tyre. 7 ndeshjet e fundit si vendas kanë pësuar humbje. Mungesë për skuadrën e Hansi Flick do të jetë Dani Olmo, gjithsesi shpresat janë të mëdha tek produktiviteti i Robert Leëandoëski. Tetë nga 94 golat e polakut në këtë kompeticion janë shënuar me fanellën katalanase, por vetëm një prej tyre u realizua në ndeshjen e parë të sezonit.

Klan News