Sulmuesi i Chelsea, Armando Broja do të jetë pjesë e ekipit Ipswich Town në formën e huazimit. Mbrëmjen e së martës blutë e londrës kanë rënë dakord me Ipswich për 22-vjeçarin dhe tani shqiptari do të bëhet lojtari i 10-të i Town për këtë verë.

Gazetari i transferimeve Fabrizio Romano zbuloi se do të ketë një ‘klauzolë të detyrueshme blerjeje’ në kontratën e Brojës nëse Ipswich do t’ia dalë të qëndrojë në Premier League këtë sezon, gjë që do ta detyrojë këtë ekip të paguajë 30 milionë euro për kartonin e Brojës.

Deri atëherë Chelsea do të mbulojë pagat e tij këtë sezon. Sulmuesi qëndroi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te skuadra tjetër e Premierligës, Fulham, ku luajti vetëm tetë ndeshje.

Tv Klan