Cardi B ndahet për herë të dytë nga bashkëshorti i saj Offset dhe mësohet se kërkesën për ndarje e ka bërë edhe në rrugë zyrtare.

Kësaj radhe nuk ishin thashethemet që Offset e kishte tradhtuar që e bënë Cardi-n të merrte këtë vendim.

“Ata janë distancuar. Kjo më shumë se çdo gjë tjetër e bëri atë të merrte këtë vendim. Kjo është diçka që ajo dëshiron që ta bëjë”, thonë burime për median rozë Page Six e cila ishte e parë nga mediat e huaja që dha këtë lajm.

Që  prej fillimit të martesës, ka patur spekulime se Offset nuk ka qenë besnik ndaj reperes. Këtë javë, ai mohoi fjalët se ishte parë në publik me një grua që kishte qenë i lidhur në të shkuarën.

Në të njëjtën kohë kur njoftohet ndarja, artistja njoftoi se ishte në pritje të ëmbël në rrjetet e saj sociale. Cardi B dhe Offset kanë dy fëmijë së bashku, vajzën 6-vjeçare Kulture dhe djalin 2-vjeçar Wave.

Klan News