Mendimi i Gjykatës së Lartë për vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me kërkesën e Bashkimit për Demokraci, ka vënë në pozitë të vështirë KQZ-në. Ky komisioni i kishte dhënë Bashkimit për Demokraci, 1 anëtar në komisionet zgjedhore të qeverisjes vendore. Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë kryekomisioneri Celibashi tha se çeshtja u është rikthyer Gjykatës së Apelit. Nëse kjo gjykatë u jep të drejtë Bashkimit për Demokraci, atëherë KQZ duhet të rishikojë përbërjen e komisioneve lokale të votimit.

“Gjykata e Lartë në vendim të saj ka vendosur që të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe t’a kthejë çeshtjen në gjykim po në Gjykatën e Apelit. Pra, nuk ka vendosur pranimin apo rrëzimin e kërkesës së grupimit, të ashtuquajtur Bashkimi për Demokraci.”

Kryekomisioneri Celibashi ka deklaruar se numri total i zgjedhësve në listën paraprake të votuesve është 2 milion 499 mijë e 404 vetë. Gjatë 40 ditëve kjo listë do të rishikohet nga shtetasit dhe partitë politike të cilët mund t’u drejtohen komisioneve lokale të votimit për të shtuar të paregjistruarit e tyre./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame