Trajneri i Shqipërisë U-19, Julian Ahmataj, ka publikuar listën me lojtarët që do të jenë të grumbulluar, për dy ndeshjet miqësore në muajin shtator, ndaj moshatarëve të Turqisë.

Në listën me 20 emra, shtatë lojtarë vijnë nga klubet shqiptare si Skënderbeu, Tirana, Bylis, Teuta, AF Elbasani dhe 13 prej tyre aktivizohen në klube të huaja si Udinese, Olympiacos, Empoli, US Cremonese, Parma, Lazio, Cesena, Sassuolo, ADO Den Haag, Genoa dhe Lecce.

Kombëtarja U-19 do të nisë grumbullimin direkt në Turqi më 2 shtator. Ndeshja e parë e kuqezinjve është programuar të luhet më 6 shtator në orën 16:00, ndërsa takimi i dytë është planifikuar të luhet dy ditë më vonë, më 8 shtator po në orën 16:00.

Dy miqësoret janë planifikuar të luhen në Izmir të Turqisë.

LISTA E LOJTARËVE:

/tvklan.al