Në vijim të vizitave shtetërore në Republikat Baltike, Presdienti Bajram Begaj është pritur në një takim nga homologu i tij i Estonisë Alar Karis. Në takimini mes dy presidentëve, Karis ka shprehur mbështetjen e Estonisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për të forcuar bashkëpunimin në disa sektorë si turizmi, energjetika, siguria kibernetike, shërbimet elektronike dhe në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

Kreu i shtetit deklaroi se do të vendoset dhe një linjë ajrore direkte nga Talin-Tiranë, gjë e cila do të lehtësojë rrugëtimin e turistëve nga Estonia në Shqipëri si dhe do të rrisë shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve.

Dy presidentët shprehën mbështetjen e vendeve të tyre për Ukrainën, ndërsa e cilësuan një sifidë për vendet e Ballkanit Perëndimor refuzimin e influencës ruse në këtë rajon.

Klan News