Britanikët janë në kërkim të destinacioneve të reja dhe të paprekura nga turizmi masiv. Gazeta britanike “Daily Express” shkruan se  ata po braktisin pikat e njohura turistike si Santorini dhe Mikonosi për Shqipërinë.

Në  vendin tonë pushuesit mund të zbulojnë rivierën shqiptare, të notojnë në ujërat blu mahnitëse, të ecin nëpër parqe kombëtare dhe të vizitojnë muzetë dhe vendet kulturore.

Nëse po mendoni të udhëtoni vetëm, Shqipëria duhet të jetë në krye të listës suaj shkruhet ndër të tjera në artikull.

Gazeta britanike thekson se vendi ynë ka një trashëgimi të pasur kulturore me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake, bizantine dhe osmane.

Për tu njohur me historinë tonë turistët mund të vizitojnë qytetin antik të Butrintit dhe qendrat historike të Beratit dhe Gjirokastrës.

Nuk mungojnë rekomandimet edhe për plazhet tona. Disa nga plazhet që sugjerohen për pushime janë Ksamili, Dhërmiu, Jala apo Himara.

Klan News