Drafti për zbardhjen e figurës së ish –funksionarëve të lartë të shtetit në administratën publike ka kaluar në komisionin e ligjeve pa votat e opozitës. Kjo e fundit braktisi votimin me argumentin se variant i mazhorancës, me relator Aldo Bumçin, nuk është gjithëpërfshirës dhe për miratimin e tij duhet një konsensus i gjerë.

Fatmir Xhafa: “Unë i kërkoj  kryeministrit, zotit Berisha që ka dosja gjëra në këtë vend siç është dhe ky ligj që nuk duhet t’i bëjmë me gjaknxehtësi sepse atë që mund ët priqesh ta ndërtosh për 3 për 4 dhe ndoshta për shumë vjet ,und ta prishësh edhe për një ditë dhe nuk është mirë që disa gjëra që nuk duhet të prishen, të prishen në këtë mënyrë sepse këtu nuk është çështje që ky është një ligj për PS-në apo është një ligj për PD-në, ky është një ligj që ka krijuar dhe do të krijojë probleme në shoqërinë shqiptare.”

Spiro Peci: “Nuk më duket se bëhet ndonjë qamet i madh që të rrimë dhe të presim dhe 3 ditë të vijë dhe relatori dhe ti nënshtrohemi diskutimit në mënyrë procedurale dhe bën rregull me atë çka kemi vendosur këtu që janë 2 relator për këë projekt-ligj.”

Në mbrojtje të variantit Bumçi, kreu I ligjeve, Ilir Rusmajli u shpreh se bartja e këtij ligji prej më shumë se dy vitesh në zyrat e kuvendit ka ezauruar të gjitha procedurat për konsensus mes palëve.

Ilir Rusmajli: “Në momentin që zoti Bumçi thotë që është e pamundur në këto kushte për motivet që përmend zoti Bumçi që të ketë shanse të tjera për tu afruar me njëri tjetrin, atëherë do të thotë që ne duhet të vazhdojmë me diskutimin. Nuk është mbyllur ende mundësia për kompromis sepse ju e dini në tavolinën e këtij komisioni janë gjetur kompromiset.”

Varianti i miratuar në komision, i cili pësoi disa ndryshime nga ai fillestar, parashikon verifikimin e të gjithë funksionareve të lartë nga  29 nëntori  i vitit  1944 deri me 8 dhjetor te 1990. Pjesë e ndryshimeve ishte dhe neni 3 qe parashikon subjektet e verifikimit. Në bazë të amendimeve të gjithë ish ministrat e përpara 8 dhjetorit të vitit 1990 si dhe ish sekretarët e Partisë së Punës në rrethe përjashtohen nga procesi i verifikimit. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në  variantin Bumçi ishte shtimi i një neni  të ri që parashikon të drejtën e çdo qytetari për t’u njohur me dosjen e tij,një gjë e tillë duhet  të  bëhet në mënyrë që të ruhet konfidencialiteti, kjo e bazuar dhe në modelit gjerman.  

Drafti për hapjen e këtyre dosjeve e ka trazuar jo pak politikën shqiptare, veçanërisht 2 vitet e fundit, mes mosmarrëveshjeve pozitë – opozitë për mënyrën e procesit që do të ndiqet për zbardhjen e figurave të ish funksionareve të lartë të shtetit të para viteve 90./tvklan.al